Mbrëmë në fshatin Peqan të Suharekës, gjatë ahengut familjar në një shtëpi, festës së martesës, pati të shtëna me armë zjarri në ajër nga disa persona.
Lexuesit e KlanKosova.tv tregojnë se pas kësaj, në familjen në fjalë kanë shkuar organet e rendit, të cilët kanë gjetur disa gëzhoja dhe konfiskuan armë. Po ashtu në stacion kanë shoqëruar pronarin e shtëpisë, gjegjësisht babanë e dhëndrit që po martohej.