Njëri nga mjekët më të njohur për fëmijë në rajonin e Mitrovicës, Rrahim Merovci, është pensionuar sot.
Merovci ka qenë edhe shef i repartit të Pediatrisë në Mitrovicë.
Kontributi i doktor Merovcit është mjaft i madh, si para dhe pasluftës, ndërsa vlerësohet edhe për tipare të larta njerëzore.
Sot në një ambient familjar, Dr. Merovcit i është uruar shëndet dhe është falenderuar për punën e gjatë të tij në kujdesin ndaj fëmijëve.