2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Pensionohet mësimdhënësja e gjuhës shqipe në “Xhevdet Dodë”, Kimete Hoxha

Mësimdhënësja e gjuhës shqipe në gjimnazin “Xehvdet Doda” të Prishtinës, Kimete Hoxha, sot për herë të fundit e ka mbajtur në duar ditarin shkollor.

Kjo pasi ajo sot ka mbërritur moshën e pensionit.

Hoxha, e cila ka mbaruar Shkollën Teknike dhe Letërsinë, pati treguar kohë më parë se fillimisht ka pasur dilema – të bëhet mjeke apo profesoreshë.

“Zgjodha këtë të fundit, dhe jam shumë e kënaqur, kam punuar me shumë dashuri për brezat tanë”, ishte shprehur mësimdhënësja Hoxha për emisionin “Ora e Pasdites” dy muaj para pensionimit.

Ajo pati treguar se edhe bashkëshorti i saj Avdullahu ka qenë mësimdhënës në këtë shkollë. I njëjti ishte burgosur në Serbi, dhe Kimetja i kishte marrë orët e tij mësimore.

“Bashkëshorti im ka qenë profesor i ‘Xhevdet Dodës’, dhe ka qenë i burgosur politik 2 vjet pas luftës në Serbi. Fillimisht i kam marrë orët e tij, dhe ka qenë sfidë e vështirë për mua”, ishte shprehur Hoxha.

Megjithatë, ajo kishte gjetur ngrohtësi nga kolektivi, i cili thotë se e kanë pritur mirë dhe e kanë ndihmuar.

Ndërkaq, me rastin e pensionimit të mësimdhënëses Hoxha, kolektivi i shkollës organizuan një koktej rasti duke falënderuar për, siç thuhet, “punën e shkëlqyer dhe kontributin e dhënë për edukimin e shumë brezave në Gjimnazin ‘Xhevdet Doda’”.

“Mësimdhënëses Kimete i urojmë që pensionimin ta gëzojë me shëndet e lumturi së bashku me familjen e saj”, tha shkolla “Xhevdet Doda” në Facebook. /Klankosova.tv

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img