Njeriu që bëri shumë për sigurinë në trafik, ai që shihej në çdo cep të kryeqytetit duke e rregulluar trafikun, ndonëse kishte gradën e kapitenit, nga sot më nuk do ta shihni në detyrë.
Qamil Behrami, është pensionuar nga Policia e Kosovës këtë të premte. Ai ishte i veçantë, njohës i mirë i trafikut dhe i dashur nga qytetarët, shkruan IndeksOnline.
Kapiteni do t’i mungojë shumë njësisë së trafikut e cila me rastin e pensionimit i organizoi atij një ceremoni përshëndetëse.
Behrami tërë jetën ia ka kushtuar policisë, veçanërisht njësive të trafikut ku ka shërbyer në pozita të ndryshme udhëheqëse në departamente e stacione policore.
Kapiteni ndonëse i pensionuar, ka premtuar se do të angazhohet sërish nëse është nevoja për të dhënë ide apo propozime për kolegët e tij me të cilët kishte çdo herë bashkëpunim të mirë.