Myrvete Badivuku-Pantina, prorektore për buxhet e financa e UP-së, tha se Isa Mustafa nuk është në listën e pagave që nga 15 maji 2016, datë kur ai ka mbushur 65 vjet.
Kryeministri Isa Mustafa nuk është më profesor universitar. Kjo për shkak se ai nëntë muaj më parë e ka mbushur moshën e pensionimit.
Aty thuhet se Prof.Dr. Isa Mustafa në nivelin bachelor ligjëron 2 lëndë, Mikroekonomia I dhe Menaxhmenti Financiar si dhe në nivelin master ligjëron lëndën Menaxhmenti Financiar II.
Gjithashtu, edhe në web-faqen zyrtare të Kryeministrit, ku tregohet biografia e tij, thuhet se Isa Mustafa është profesor i rregullt në Universitetin e Prishtinës.
Isa Mustafa kishte filluar punën si profesor i Universitetit të Prishtinës pas përfundimit të luftës.
Mustafa kishte punuar si asistent e ligjërues për rreth 13 vjet, para kohës së luftës, nga viti 1976 deri në vitin 1989.
Ndërsa ishte rikthyer në Universitetin e Prishtinës si profesor në vitin 2002. Ndërsa në vitin në 2011 ai ishte bërë profesor i rregullt në UP.