-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Pensionohen dy zyrtare të MKRS-së

Fatmire Sahiti, zyrtare për të Drejtat e Njeriut dhe Nafije Misini, zyrtare për promovim të kulturës, të dyja zyrtare që kanë dhënë kontribut të çmuar e shumëvjeçar në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë dalë në pension.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në vlerësim dhe në shenjë mirënjohjeje e falënderimi për kontributin dhe punën e tyre në shërbim të institucionit, ka organizuar ceremoni të veçanta përshëndetëse, për zyrtaret në fjalë.

Ministrja Vlora Dumoshi, mori pjesë në të dy ceremonitë dhe falënderoi zyrtaret Sahiti e Misini për angazhimin e tyre në zbatim të politikave të ministrisë, duke jetësuar kësisoj objektivat e vëna si synim nga ana e institucionit.

“Unë si ministre dhe MKRS-ja, falënderojmë zyrtaret për punën e tyre shumëvjeçare, në shërbim të institucionit. U dëshiroj shëndet e mbarësi në jetën e tyre të mëtejme dhe uroj ta gëzojnë pensionimin. Me përkushtimin e tyre, zyrtaret në fjalë, kanë bërë që ministria të jetë më efikase për të përmbushur misionin e saj”, tha mes tjerash ministrja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img