Nijazi Gashi, Kryetari i Pensionistëve, shprehet aspak i kënaqur me qasjen e Qeverisë Kurti.
Sipas tij, rritja e pensioneve do të bëhet afër zgjedhjeve.
Pensionistët kanë bërë kërkesa, por sipas Gashit, këto kërkesa kanë kaluar në vesh të shurdhër, pasi askush nuk është përgjigjur.
“Çmimet kanë shkuar në qiell këtë vit. Barnat janë shtrenjtuar 100 %. Me këto pensione nuk po mund t’ía dalin”, deklaron Gashi, duke theksuar se pensionet nuk janë të mjaftueshme.