Site icon PrishtinaPress

Pengoi Policinë gjatë asistimit në rrëzimin e objekti të nisur për xhami në Shkabaj, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka asistuar Inspektoratin sot në rrëzimin e një objekti të nisur për xhami në fshatin Shkabaj, aksion ky që nuk shkoi siç duhet. Një person u arrestua pasi po dyshohet se ka penguar Policinë të kryejë detyrën.

Banorët e këtij fshati kanë kundërshtuar këtë vendim, ku është përdorur edhe sprej për ta vënë situatën nën kontroll.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë se një person është shoqëruar në stacion policor dhe i është shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Policia vetëm po asiston inspektorët komunal. Sa i përket pjesës policore për shkak të pengimit të zyrtarëve të komunës një personit është shoqëruar në stacion policor dhe i është shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike”.

Exit mobile version