5.1 C
Pristina
Monday, January 27, 2025

Buy now

spot_img

Pengohet ekipi i Nacionales në Malishevë – AGK i drejtohet VV: Ofroni kushtet e nevojshme për të gjitha mediat

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përmes një reagimi të bërë në faqe në rrjetin social Facebook, ka dënuar pengimin e punës së ekipit të Nacionales në tubimin e Vetëvendosjes në Malishevë, si dhe linçimin e gazetares Besarta Hoti.

Nga AGK-ja, këto veprime janë konsideruar si të papranueshme dhe që rrezikojnë sigurinë e gazetarëve të këtij mediumi.

Postimi i plotë:

AGK-ja dënon pengimin e punës së ekipit të Nacionales në tubimin e Vetëvendosjes në Malishevë dhe linçimin e gazetares Besarta Hoti

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar për pengimin që i është bërë në kryerjen e punës një ekipi të gazetës Nacionale, gjatë një tubimi zgjedhor të partisë politike, Vetëvendosje në qytetin e Malishevës.

Disa pjesëmarrës dhe zyrtarë të Vetëvendosjes u kanë paraqitur pengesa gazetares Besarta Hoti dhe kameramanit Kushtrim Zenuni, mes tjerash duke iu drejtuar me fjalinë:  “Jeni më keq se Serbia!”

Gjithashtu, një përkrahës i Vetëvendosjes me emrin Filiz Mustafa, e ka sulmuar dhe linçuar publikisht në Facebook gazetaren, Besarta Hoti, për shkak të mbulimit të tubimeve të Vetëvendosjes në disa qytete.

AGK-ja i konsideron veprimet e tilla të papranueshme dhe që rrezikojnë seriozisht sigurinë fizike të gazetarëve të këtij mediumi.

AGK i bën thirrje Vetëvendosjes që të ofrojë kushtet e nevojshme për të gjitha mediat e interesuara për të përcjellur tubimet elektorale të saj, dhe të mos i pengojë ato.

https://www.facebook.com/share/p/1F9NCGbPJ5/?

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img