12.9 C
Pristina
Monday, January 27, 2025

Buy now

spot_img

“Pengmarrja” e vajzës në Tiranë, arrestohet një person

Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga një nga autorët e dyshuar të ngjarjes së 9 janarit në zonën e Astirit në Tiranë, ku 21-vjeçarja pretendoi se u mbajt peng, duke çuar në një operacion të Forcave RENEA për shpëtimin e saj.

Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi me iniciale E. B., 36 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal.

“Si rezultat  i hetimeve intensive, bazuar dhe në informacionet e marra falë inteligjencës policore, nga Strukturat e DVP Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. B., 36 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë të shpallur në kërkim, kanë mbajtur të mbyllur shtetasen S. Q., në një apartament në Astir.    

Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Gjithashtu, vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e personave  të tjerë që mund të jenë përfshirë”, njofton policia.

Sakaq, sipas dëshmisë së vajzës para hetuesve, rezulton se e reja nuk është dhunuar dhe ka shkuar vetë me dëshirë në banesën me qira ditore, ndryshe nga versioni i parë që dha kur telefonoi sallën operative.

21-vjeçarja është shprehur se është ndjerë e frikësuar në momentin që ka parë se një prej djemve kishte armë me vete.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img