2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Pene integrale me kunguj dhe karkaleca

Si të përgatisni në shtëpi pene integrale me kunguj dhe karkaleca

Përgatitja

Si fillim në një tenxhere me ujë e kripë zieni penet “Garofalo”. Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën e njomë.

Më pas shtoni kungujt dhe karkalecat. I marinoni me kripë e piper. Tani shtoni verën dhe panën. I trazoni mirë dhe shtoni penet.

I lini përreth 3 minuta në zjarr ndërkohë që i përzieni vazhdimisht. I servirni në një pjatë të ngrohta dhe nxitoni t’i shijoni!

Përbërësit:

pene (Integrale “Garofalo”)

1 filxhan vaj ulliri

1 qepë e njomë (e grirë imët)

2 kungull (të prerë në feta)

1 lugë gjelle kripë

4 karkaleca

kripë

piper

1 filxhan verë e bardhë

1 filxhan pana

Ju bëftë mirë!

 

/PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img