-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Pendohet modelja që kreu operacionin për të zgjatur këmbët me 14 cm: Më detyroi ish-partneri

Një grua në Gjermani ka kryer një operacion për të zgjatur këmbët me 14 centimetra.

Ky operacion i kushtoi asaj më shumë se 150 mijë euro dhe tani është penduar, për këtë veprim që ka bërë. Ajo nuk e njeh më veten dhe e ka kuptuar se iu nënshtrua operacionit vetëm për të përmbushur dëshirat e ish-bashkëshortit të saj.

Protagoniste e kësaj historie është modelja gjermane Theresia Fischer, 31 vjeçe, e cila mori pjesë edhe në Big Brother-in gjerman. Modelja gjatë një interviste në radion Mdr Jump tregoi historinë e saj, duke zbuluar se ka bërë shumë gjëra që sot është penduar. Një ndër to është fakti që ka zgjatur këmbët e saj.

Ajo ka treguar se bënte sherr përditë me partnerin e vete, i cili shpeshherë i ushtronte presion psikologjik. Ai i thoshte se ‘ti e di se sa shumë më pëlqejnë femrat e gjata, do doja të ma plotësoje dëshirën’.

Gjithashtu ai i ulte vetëbesimin duke i thënë ‘ti s’mund të bësh asgjë pa mua, ke nevojë për mua’.

“Nëse e dëgjon atë ta përsërisë 20, 30, 60, 70 herë, atëherë vërtet arrin të besosh se nuk je asgjë pa të”, ka thënë modelja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img