Deputeti i LVV-së, Avni Dehari, në profilin e tij në ‘Facebook”, ka shpërndarë statusin e qytetarit Halil Selimi, i cili e kritikon shefin e Qeverisë për takimin e fundit në Bruksel. Dehari duket se nuk e ka lexuar saktësisht çka përfshin ky status, dhe pas raportimit të mediave, ai e ka fshirë atë, shkruan Gazeta Sinjali.
Deputeti i VV-së, ka dalë edhe me një reagim ku thotë se gabimisht e ka shpërndarë statusin e Selimit ku shkruhej “Luj vent kryeministër e mos na shitë pordhë të ftofta, siç thotë populli jonë, që aq shumë të do⁉”.
Në reagim, deputeti kërkoi ndjesë “për shqetësimin” ndërsa kërkon nga mediat që t’i fshijnë lajmet e mëparshme për këtë rast.
Reagimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Kërkoj ndjesë për shqetësimin e shkaktuar sot paradite nga një shpërndarje e gabuar e një postimi. Këtë gabim e kam bërë duke dashur ta shpërndaj një postim për filmin “Ninullë”, që u kushtohet të zhdukurve.
Kërkoj mirëkuptimin e mediave dhe lus që lajmet për të të shlyhen.
Faleminderit për mirëkuptim!