9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Pendarovski: 6 shtete marrin pjesë në procesin e Berlinit ndërsa në ”Ballkanin e Hapur” vetëm 3

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot gjatë vizitës së tij në Shqipëri ku u prit nga presidenti shqiptar Bajram Begaj tha se Procesi i Berlinit ka marrëdhënie strukturore më të sakta se Ballkani i Hapur.

”Ballkani i Hapur që nga fillimi i tij është që të jetë një bashkëpunim rajonal mes vendeve të Ballkanit. Ekzistojnë mbi 50 iniciativa që krijojnë kushte të përshtatshme për bashkëpunim mes vendeve. Ballkani i Hapur ka qenë një prej tyre dhe shpresoj që në një format të tillë të vazhdojë dhe më tej. Është e pakontestueshme se vendet që marrin pjesë në Ballkanin e Hapur e kanë të qartë se “çadër” për të gjitha iniciativat është procesi i Berlinit i cili ka marrëdhënie strukturore më të sakta se Ballkani i Hapur. 6 shtete marrin pjesë në procesin e Berlinit, ndërsa vetëm 3 në Ballkanin e Hapur dhe kjo është një mangësi e madhe për Ballkanin e Hapur” , tha Pendarovski.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img