Kosova e ka barazuar rezultatin kundër Finlandës, në ndeshjen e parë në një garë zyrtare.
Falë një paraqitjejeje mbresëlënëse të përfaqësueses sonë dhe presionit të vazhdueshëm ndaj kundërshtarit, erdhi goli.
Pas një aksioni, Bernard Berisha u ndal gabimisht në zonë dhe arbitri akordoi penalti.
Përgjegjësinë e mori Valon Berisha, i cili ishte tejet i saktë në goditjen e tij që u ndal në rrjet (60’).
Ky është një gol historik, duke qenë se është i pari për përfaqësuesen e Kosovës në një garë zyrtare ndërkombëtare.