4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Penalltitë vendosin fatin e ndeshjes, Roma kalon tutje

Roma dhe Feyenoord kanë luajtur baras pas dy ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm 1-1, ku fituesi u vendos me penalti.

Ndeshja nisi më mirë për mysafirët që arritën të shënonin në rastin e parë që kishin.

Santiago Tomas Gimenez gjeti rrjetën në minutën e 5-të të takimit, duke hapur sfidën.

Por Roma pas dhjetë minutash arriti që të barazojë shifrat me Lorenzo Pellegrinin që shënoi një gol të bukur nga distanca për 1-1.

Edhe pas golave, rastet nga të dyja palët vazhduan fuqishëm, por që gola nuk kishte.

Pjesa e dytë, nuk ishte sikurse e para, pasi munguan rastet.

Pak pa u mbyllur ndeshja, Timon Ëellenreuther bëri pritje të madhe përballë Romelu Lukakut, për ta dërguar lojën në vazhdime.

Ne pjesën e dytë të vazhdimeve, të dy skuadrat kishin nga një rast, Ayase Ueda (Feyenoord) dhe Romelu Lukaku (Roma), por që nuk i konkretizuan.

Se kush do të kalonte tutje u vendos me penallti, ku më të mirë ishin Roma./telegraf

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img