Sulmet e zemrës janë të papritura deh tronditëse.
Simptomat zakonisht përfshijnë dhimbje në gjoks dhe dhimbje në dorën e djathë apo të majtë.
Për të shpëtuar nga ky sulm, njeriu duhet të veprojë sa më shpejt që është e mundshme.
Zakonisht ky sulm ndodh si pasojë e shprehive të pashëndetshme të stilit të jetesës, siç është pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit dhe mungesa e aktivitetit fizik.
Megjithatë, dëshmitë shkencore tregojnë se ndryshimet e thjeshta në stil të jetesës mund t’ju ndihmojnë ta shmangni këtë sulm.
Sipas hulumtimeve të reja të publikuara në “New England Journal of Medicine”, njerëzit që hanë pemë të freskëta shpesh janë më pak të rrezikuar sesa ata që rrallëherë hanë.
Këto zbulime vijnë pas një studimi shtatëvjeçar me gjysmë milioni të rritur në Kinë, ku konsumimi i pemëve të freskëta është shumë më i ulët sesa në shtetet si SHBA apo Mbretëritë e Bashkuara.
Pemët janë të pasura me kalium, fibra, antioksidantë, përmbajnë pak sodium apo yndyrë dhe kanë pak kalori.
Studimi po ashtu ka zbuluar se konsumimi i pemëve (kryesisht molla apo portokaj) ka qenë fuqishëm i lidhur edhe me faktorë tjerë, siç është edukimi, shtypja e ulët e gjakut, nivelet e ulëta të glukozës dhe mos pirja e duhanit.
Sidoqoftë, vlen të ceket se konsumimi i 100 gramëve pemë në ditë është ndërlidhur me 30% më pak rrezik të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.