Më 26 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Pëllumb Bajçinovci është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.
Asamblistët që u përkasin subjekteve në pushtet në Prishtinë kishin thirrur seancë të jashtëzakonshme me vetëm një pikë të rendit të ditës, zgjedhjen e kryesuesit të ri.
Kjo seancë është bojkotuar nga Lëvizja Vetëvendosje.