Legjenda e gjallë braziliane e futbollit, Pele, ka konfirmuar se ai nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Rio De Janeiro.
Ishte paraparë që futbollisti më i mirë në histori të ndezë flakën e madhe Olimpike me flakadanin olimpik që kaloi nëpër gjithë botën.
Megjithatë, ai me anë të një letre konfirmoi Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON) se nuk do të marrë pjesë, shkruan Telegrafi, për arsye shëndetësore.
Kjo është goditja tjetër për organizatorët pas raportimeve se ekipit britanik i janë zhdukuar disa valixhe dhe brengave për dhunime ku ishin të përfshirë olimpistë.