Site icon PrishtinaPress

Pekoviq thotë se do të marrë pjesë në takimin e 27 shkurtit të thirrur nga Lajçak

Kryesuesi i ekipit të Serbisë në dialog, Petar Petkoviq, ka bërë të ditur se do të marrin pjesë në raundin e ri të dialogut në Bruksel, të planifikuar për të martën, më 27 shkurt.

Ata do të marrin pjesë në takim me ftesë të emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, për të diskutuar për Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës për valutat monetare.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se ekipi i Kosovës do të marrë pjesë vetëm kur flitet për dialogun, shkruan Tanjug.

Exit mobile version