Një person është therur me thikë këtë të martë në Novosellë të Pejës, pas një përleshjeje fizike me një të dyshuar njofton Policia e Kosovës.
I dyshuari është arrestuar, ndërsa viktima po trajtohet në Spitalin e Pejës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 12:10 policia është informuar për një përleshje fizike mes dy personave në Novosellë të Pejës. Si pasojë, një person është lënduar nga mjeti i mprehtë – thikë”.
“I njëjti është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim, ndërsa i dyshuari është arrestuar”, ka thënë Rugova./Prishtinapress/