-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Pejë: Kërcet grushti në mes të pyllit, dy vëllezër rrahin babë e bir – zbulohet motivi

Pronat e ndryshme shpeshherë kanë qenë dhe vazhdojnë të jetë mollë sherri për shumë incidente që ndodhin në vendin tonë dhe që eskalojnë edhe në kanosje serioze e rrahje brutale. Kështu ka ndodhur të dielën, në fshatin Kërstovc të Pejës, ku katër persona janë përfshirë në një përleshje dhe për pasojë kanë përfunduar në Polici.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se përleshja ndodhi në një pyll, ku dy prej të dyshuarve, vëllezër, u kapën me të dyshuarin tjetër, të cilin e akuzuan për vjedhje të pyllit.

Zënka e tyre verbale kaloi në dhunë fizike, ashtu që ky i fundit dhe djali i tij u sulmuan nga dy vëllezërit e dyshuar. Sinjali mëson se ata janë goditur me një armë, e cila më pas u sekuestrua nga ana e Policisë.

Tre të dyshuarit u arrestuan dhe u shoqëruan në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me përleshjen, me ç’rast u kuptua se gjithçka dyshohet se kishte nisur për një pjesë të pyllit që dy vëllezërit pretendojnë se janë pronarë, edhe pse nuk kanë dokumente për ta vërtetuar një gjë të tillë.

Pas mbledhjes së informacioneve të para dhe përfundimit të procedurave policore, ndaj dy të dyshuarve është nxjerrë aktvendim për ndalim, nën dyshimin se janë përfshirë në rrahje, kurse i dyshuari tjetër do të hetohet për veprën penale ”vjedhje e pyllit”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img