Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të incidentit në familje mbrëmjen e së shtunës në Pejë.
Siç thuhet në njoftimin ditor të policisë, një grua ka raportuar gjyshin e saj në stacionin policor në Pejë nën pretendimin se është ofenduar nga ai.
I dyshuari, sipas policisë, është arrestuar dhe është liruar në procedure të rregullt.
“Pejë 20.07.2024-18:40. Viktima femër kosovare, ka raportuar se është ofenduar nga gjyshi i saj i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.