1.7 C
Pristina
Friday, January 3, 2025

Buy now

spot_img

Pejë: Djali e denoncon babain për kanosje, kërkon ndihmë në Polici

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë, por ndodhë që edhe anëtarët tjerë të familjes të kërkojnë ndihmë në Polici, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Pejë, ku një i ri ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe e ka denoncuar babain e tij.

Sinjali mëson se viktima ka raportuar se babai i tij e ka kanosur verbalisht, duke i shkaktuar shqetësim e frikë.

Konflikti verbal dyshohet se ndodhi pas një mosmarrëveshje mes tyre, pasi prindërit e viktimës janë të ndarë dhe djali po jeton me nënën e tij.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, por i dyshuari akoma nuk është arrestuar pasi nuk ndodhet në Kosovë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprën “Dhunë në familje”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img