3 C
Pristina
Thursday, December 5, 2024

Buy now

spot_img

Pejë: Dënohet me 10 vjet burgim personi që tentoi ta vrasë dhëndërrin, ia kishte bërë gati edhe varrin

Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me 10 vjet burgim të pandehurin Xh.B., pasi është konstatuar se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas gjykatës, më 10 shtator 2022, në fshatin Lutogllavë të Pejës, ka tentuar ta privojë nga jeta burrin e motrës, ku fillimisht, dy ditë para ditës kritike, i pandehuri Xh.B., e kishte hapur një varr prapa shtëpisë së vëllait të tij për t’i fshehur gjurmët e krimit dhe për ta varrosur viktimën.

“Natën kritike paraprakisht i pandehuri e kishte ftuar në telefon djalin e viktimës dhe të njëjtit i kishte thënë se a është babai i tij, këtu i dëmtuari në shtëpi se unë po vijë me marrë me pi një kafe, dhe nuk kanë kaluar as disa minuta i pandehuri shkon tek shtëpia e të dëmtuarit të cilin e ka dhëndër (burrin e motrës) të njëjtin e merr e hip në veturën e tij dhe nisen në drejtim të fshatit L. kinse për të shikuar një armë”.

“Dhe me të hyrë në veturë i pandehuri i thotë të dëmtuarit t’i ndalim telefonat se mundet dikush me na përgju, dhe nga aty shkojnë në fshatin L. duke iu shmangur rrugës kryesore, hyjnë në oborrin e të pandehurit, në atë moment i pandehuri i thotë viktimës të ulët në një cung në një hapësirë në mes të shtëpisë dhe një murit rrethues, kinse për mos t’u parë nga rruga dhe ia dërgon një armë për ta shikuar, me ç’rast derisa i dëmtuari ka qenë duke e shikuar armën, i pandehuri në mënyrë dinake dhe nga pas shtënë një herë me armë në drejtim të dëmtuarit, duke e goditur në anën e pasme të kokës mbi qafë, ku viktima si pasojë rrëzohet dhe paraqitet kinse si i vdekur”.

Tutje, sipas gjykatës, i pandehuri i është afruar viktimës për ta parë se a ka vdekur dhe më pas largohet me qëllim që ta fsheh armën.

I dëmtuari, ashtu i plagosur, pasi që e vëren se i pandehuri Xh.G, është larguar nga vendi i ngjarjes, është ngritur në këmbë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke shfrytëzuar rrugën pas shtëpisë derisa ka arritur në një shtëpi në fshat, ku ka kërkuar ndihmë.

“Të pandehurit ju konfiskuan armët dhe fishekët e sekuestruara dhe u urdhërua që të njëjtat të shkatërrohen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Të pandehurit ju vazhdua paraburgimi pas shpalljes së aktgjykimit por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img