Të hënën në Pejë është arrestuar një person i cili dyshohet se gjatë një mosëmarrëveshjeje e kishte nxerrë armën.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar ka nxjerrë pistoletën, por nuk ia ka drejtuar viktimës”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Tek i dyshuari kanë gjetur dhe sekuestruar pistoletën me gas dhe 30 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.