-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Pejë: 30-vjeçari e sulmon nënën me copëzat e televizorit që ia theu para syve, dërgohet në mbajtje

Dhuna në familje po vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare.

Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga burrat, djemtë, vëllezërit e anëtarët e tjerë të familjes. Në shumë raste, viktima janë edhe nënat, të cilat përjetojnë dhunë nga fëmijët e tyre..

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në rrugën “Naim Frashëri” në Pejë, ku një 30-vjeçar ka sulmuar fizikisht nënën e tij, të cilës i ka shkaktuar frikë e shqetësim të madh.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kur i dyshuari E.B., fillimisht ka pasur një zënkë verbale me nënën, e më pas ka thyer televizorin derisa ajo ishte duke e shikuar dhe me ato copa e ka sulmuar fizikisht.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje mes tyre, që eskaloi nga dhuna psikike në dhunë fizike, për çka nëna e të dyshuarit u detyrua që të kërkojë ndihmën e Policisë, duke e raportuar rastin.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është mbrojtur në heshtje, kurse viktima ka marrë trajtim mjekësor.

Ndaj të riut që po dyshohet për dhunë në familje, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit ndaj tij./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img