1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Pejanja futet në sherr me Policinë: Arrestohet pasi publikoi video duke shtënë me armë zjarri

Publikimi i videove e fotove të ndryshme në rrjete sociale shpesh po i fut kosovarët në sherr me Policinë. Ata jo rrallëherë dalin të jenë merakli të mbajtjes së armëve, kryesisht pa leje dhe me përdorimin e ekspozimin e tyre në rrjete sociale, ata shpesh tentojnë të shfaqen si të “fortë” dhe të pakapshëm për organet e rendit.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Pejë, ku një vajzë ka përfunduar në Polici, pasi Policia kishte pranuar disa pamje ku e njëjta shihej duke shtënë me armë zjarri.

Për shkak të dyshimit se 21-vjeçarja posedon kundërligjshëm armë, njësitë policore kanë bastisur shtëpinë e saj në Rugovë, por nuk kanë gjetur armën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Pas përfundimit të kontrollit, e dyshuara është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve policorë ka dhënë deklaratën e saj për veprën me të cilën ngarkohet.

Ndaj saj, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img