Një burrë në Pejë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga babai dhe dy vëllezërit e tij.
Sipas policisë, përleshja erdhi pas një mosmarrëveshjeje, transmeton Klankosova.tv.
“Ankuesi m/kosovar ka njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga familjarët e tij (babai dhe vëllezërit). Tre të dyshuarit kosovar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë