Është arrestuar një burrë në Pejë pasi ka sulmuar fizikisht gruan e vëllaut të tij.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:42.
Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
“Pejë 12.06.2023 – 18:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (bashkëshorten e vëllait të tij). Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.