Site icon PrishtinaPress

Pejani ia bën ‘gropën’ vetes, raporton se iu vodh armën nga vetura – i hapet rasti për armëmbajtje pa leje

Posedimi i armëve është shndërruar në një dukuri negative, që përpos e kundërligjshme, po cenon dhe sigurinë publike. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në të dyshuar që posedojnë armë ilegale dhe sillen lirshëm me to. Një rast i tillë u zbulua së fundmi, por këtë herë, i dyshuari ia bëri ‘gropën’ vetes, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali merr vesh se se personi i dyshuar fillimisht u paraqit në Polici si viktimë, për ta denoncuar një rast të vjedhjes.

Ai raportoi se nga vetura e tij është i vjedhur një armë me karikator e fishekë, si pasojë që e la veturën në një vendparkim, por që nuk e mbylli.

Si rezultat i denoncimit, Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit inicioi rastin, por i njëjti u intervistua edhe si i dyshuar.

Pejanit iu mor dëshmia për veprën penale armëmbajtje pa leje, pasi për armën për të cilën raportoi se iu vodh, s’kishte leje. 

Exit mobile version