Site icon PrishtinaPress

Pejani i del në mbrojtje nënës pasi babai ushtroi dhunë dhe i kërkoi të largohet nga shtëpia, kapet me të

Në shumicën e rasteve të dhunës në familje në Kosovë, viktima janë kryesisht gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre. Shumë prej tyre nuk i denoncojnë burrat në momentin kur përjetojnë dhunën për shkak të frikës. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi edhe në rrugën “Beqir Kastrati” të Pejës.

Sinjali mëson se këtë herë rasti është zbuluar pasi burri i dyshuar u kap me djalin e tij, për shkak se ky i fundit u mllefos me të si pasojë e dhunës që ka ushtruar ndaj nënës së tij (gruas së të dyshuarit).

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se babë e bir kanë pasur fillimisht konflikt verbal mes vete, e më pas ky i fundit ka shkaktuar edhe dëme në shtëpi pasi babai i tij i kërkoi nënës që të largohej nga shtëpia.

Posa Policia është vënë në dijeni për rastin, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me atë që kishte ndodhur.

Ndaj burrit të dyshuar, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor nën dyshimin për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa djalin e tij e kanë liruar.

Exit mobile version