Një person në Pejë është arrestuar për dhunë në familje.
Ai dyshohet se në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psikike dhe ka kanosur babain e tij dhe anëtarë të tjerë të familjes, duke demoluar disa sende, orendi e të ngjashme në shtëpi, dhe po ashtu ka tentuar t’ia vë flakën edhe ushqimit të bagëtive.
Ai është dërguar në mbajtje.
“DHUNË NË FAMILJE – Pejë 30.09.2023 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë psikike dhe ka kanosur viktimën mashkull kosovar, babain e tij dhe anëtarë të tjerë të familjes, duke demoluar disa sende, orendi e të ngjashme në shtëpi, dhe po ashtu ka tentuar t’ia vë flakën edhe ushqimit të bagëtive. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”