Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka njoftuar nisjen e ndërtimit të Qendrës për Trajtimin e Qenve Endacak.
Sipas kryetarit, kjo qendër duhet të jetë shembull i bashkëpunimit mes autoriteteve lokale, shoqatave për mbrojtjen e kafshëve dhe bizneseve.
“Javën e fundit të muajit dhjetor, po e nisim me një lajm shumë të mirë: ka filluar projekti i ndërtimit të Qendrës për Trajtimin e Qenve Endacak, cili ka për qëllim të sjellë ndryshime pozitive me gjendjen aktuale të qenve të rrugës. Le të shërbejë ky projekt si një shembull i shkëqkyer i bashkëpunimit mes autoriteteve lokale, shoqatave për mbrojtjen e kafshëve dhe bizneseve lokale që do të japin vizionin e tyre për të bërë një punë sa më të mirë në këtë drejtim” shkruan Muhaxheri në njoftim.