Peja është duke u përgaditur vazhdimisht për edicionin e ri të Superligës në basketboll.
Ish-kampionët ka kohë që kanë nisur konsolidimin, duke nisur me konfirminim e Rami Hadar në krye të shtabit teknik, njofton Klankosova.tv
Deri tani, pejanët kanë njoftuar vazhdimin e kontratës me Musab Malën e Andi Mehmetin, kurse kanë rikthyer në skuadër njërin prej aseteve më të mëdha të basketbollit kosovar, Arti Hajdarin.
Poashtu nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Pejë ka zbarkuar Rron Ukaj, derisa janë bërë me dije edhe disa transfere të tjera, si Adong Makoui, pastaj Jawaun Daniels, Shahada Wells e Jacquez Yow, raporton Klankosova.tv.
Nga vendorët, armë shtesë të pejanëve do të jenë: Rron Dahsyla, Shëndrit Llapi e Amin Hot.