Peja është eliminuar nga Basketball Champions League.
Kampioni e Kosovës u mposht nga ekipi Bakken Bears me rezultat 79:103, në ndeshjen çerekfinale të fazës kualifikuese të kësaj gare.
Pejanët u treguan të pafuqishëm përballë ekipit danez, nga i cili humbi me rezultat të thellë në ndeshjen e zhvilluar në “Gloria Sports Arena” në Belek të Turqisë.
Danezët dominuan gjatë tërë ndeshjes (23:16, 25:9, 29:30 e 26:24) dhe fituan me plot meritë pasi u shkëputën në rezultat qysh në çerekun e parë, duke treguar se fitorja do t’ju takonte gjithsesi atyre. /Gazeta Express/