Site icon PrishtinaPress

Peja kundër kampionit të Danimarkës

Peja ka mësuar kundërshtarin në ndeshjen e parë kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Pejanët do të përballen me skuadrën, Bakken Bears, që është kampion në Danimarkë.

Turneu i kualifikimeve zhvillohet më 28 Shtator deri më 1 Tetor në Antalia të Turqisë.

Nëse Peja kualifikohet në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes Kalev/Cramo-Norrköping Dolphins.

Ndërkohë, kampionët e Kosovës nëse arrijnë në finale, atëherë herë do të përballen me fituesin e ndeshjeve të tjera: SL Benfica – TSU Tbilisi dhe Patrioti Levice v Petrolina AEKLarnaca.

Vetëm një skuadër depërton në grupet e rregullta të Ligës së Kampionëve në basketboll.

Exit mobile version