1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Peja i tregon ‘dhëmbët’ në Ligën Ballkanike

Peja po tregohet mjaft e sigurt në Ligën Ballkanike. Skuadra verdhezi e ka regjistruar sonte fitoren e dytë sezonale në këtë kompeticion pasi e mposhti ekipin KK Karpos Sokoli me rezultat 90:64, në ndeshjen e zhvilluar në palestrën e sporteve “Karagaçi” në Pejë, shkruan zeri.info.
Vendësit e kanë mbyllur çështjen e fituesit në pjesën e parë, pasi e kanë mbyllur çerekun e parë me 12 pikë avantazh, 24:12, e atë të dytë, me pesë pikë përpara, 26:21, për të shkuar në pushim me +17 pikë, 50:33.
Edhe në periudhën e tretë, pejanët ishin të ‘frikshëm’, duke e mbyllur atë me 16 pikë avantazh, 26:10, ndërsa 10 minutëshi i fundit ishte vetëm formalitet pasi fituesi tashmë dihej. Ai iu takoi mysafirëve, 21:14, por që në fund skuadra kosovare fitoi me 26 pikë epërsi.
Reed dhe Rundles kanë realizuar nga 20 pikë tek Peja, kurse 15 i ka shtuar Veseli. Tek mysafirët, më të dalluarit ishin Vrbanc me 17 dhe Mavra me 13 pikë. Kjo ishte fitorja e dytë e Pejës nga po aq ndeshje të zhvilluara në kuadër të Grupit B të Ligës Ballkanike. /Zëri/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img