Site icon PrishtinaPress

Peja hedh dyshime se edhe ndeshja e fundit me Yllin ka qenë e kurdisur

Klubi i basketbollit, Peja, ka hedhur dyshime se ndeshja e fundit e plejofit gjysmëfinal me Yllin ka qenë e kurdisur. Por nuk kanë thënë se kanë ndonjë fakt.

Ata e kanë lidhur këtë dyshim pas pretendimit të KB Prishtinës se dikush tentoi t’i manipulonte gjyqtarët e huaj para ndeshjes me Trepçën të dielën. Megjithatë, klubi nga Mitrovica kanë thënë se nuk janë të përfshirë në rast. 

Peja u mposht në ndeshjen e tretë nga Ylli, me kampionin që ngushtoi serinë në 2:1.

Megjithëse edhe dy ndeshjet e para u gjykuan nga të huajt dhe fitoi Peja, klubi verdhezi thotë se vetëm në ndeshjen e tretë ka pasur gabime tendecioze nga gjyqtarët.

Ata kanë kërkuar hetim të plotë të rastit nga organet kompetente.

 

 

Exit mobile version