Site icon PrishtinaPress

Peja do të nisë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet

Qyteti i Pejës është stabilizuar pas vërshimeve të mëdha që ndodhën të shtunën.

Kështu deklaroi për Klankosova.tv Gëzim Gashi, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim në këtë komunë.

“Gjendja është stabile. Niveli i ujit është i përballueshëm. Të reshurat janë ndalur”, tha Gashi.

Ai theksoi se do të nisin edhe me vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut.

“Ne e kemi formuar një komision prej 12 anëtarëve. Do t’i formojmë edhe disa komisione të tjera në mënyrë që ta përfundojmë vlerësimin sa më shpejtë dhe t’i drejtohemi ministrisë, në mënyrë që t’i dalin në ndihmë qytetarëve”, tha ai.

“Ende nuk e dimë vlerën e saktë të dëmeve”, theksoi Gashi.

Në Pejë si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut u shkaktuan vërshime të cilat morën jetën e dy personave, një gruaje dhe djalit të saj pesëvjeçar.

Po ashtu u lënduan edhe dy persona të tjerë.

Exit mobile version