Site icon PrishtinaPress

Peja del nga karantina

Komuna e Pejës është liruar nga karantina.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga Komuna e Pejës.

“Nga sot, Peja lirohet nga karantina. Me vendim të Ministrit në detyrë z.Arben Vitia me nr. 330/2/IV/2020, shfuqizohet vendimi i cili e shpall komunën e Pejës zonë në karantinë.Pra, nga sot, Peja nuk është më zonë e karantinuar”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftimin e Komunës së Pejës bëhet thirrje që qytetarët të vazhdojnë të respektojnë masat mbrojtëse të udhëzuara nga IKSHPK.

“Megjithatë, kërkohet nga qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat mbrojtëse të udhëzuara nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike dhe të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë. Të mbani maska mbrojtëse, dorëza një përdorimshe, dezinfektues dhe ta mbani distancën.  Kujdes PO, Panik JO”.

Exit mobile version