7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Peja bëhet komuna e radhës që përdori inteligjencën artificiale në seancën e rregullt të asamblesë

Peja u bë një nga komunat e para që transkriptoi me inteligjencën artificiale në seancën e rregullt të Kuvendit të Komunës së Pejës.

“Komuna e Pejës bëri një hap të rëndësishëm drejt të ardhmes duke përdorur inteligjencën artificiale për të transkriptuar seancën e Kuvendit të Komunës së Pejës të datës 29.09.2023, ku u diskutua dhe u aprovua buxheti i komunës për vitin 2024, ky transkriptim u bë në vetëm 20 minuta”, shkruan në njoftimin e kësaj komune.

“Përmes Shqip.ai, arritëm të transkriptojmë 230 minuta të diskutimeve te pikave të rendit të ditës e edhe miratimit të buxhetit për vitin 2024 në Kuvendin Komunal të Pejës në vetëm 20 minuta, duke mbuluar një saktësi prej mbi 95%”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img