Site icon PrishtinaPress

Pediatrja: Mos i jepni ilaç fëmijës për temperaturë 38.2 gradë

Mjekja pediatre, Mirela Dibra, ka thënë se nuk rekomandohet që fëmijës me temperaturë 38.2 gradë t’i jepet antipiretik (një gamë e gjerë ilaçesh që përdoren për uljen e temperaturës).

Sipas saj, mjekëve ju duhet shumë punë që t’i bindin prindërit se temperatura nuk ka pse të trajtohet si diçka e rëndë, por si një gjendje që e ndihmon trupin të aktivizojë mekanizmat mbrojtës.

“Duhet shumë punë nga ana jonë si mjekë që t’i bindim prindërit ta konsiderojnë temperaturën si aleatin e tyre dhe jo si armikun e tyre sepse shpesh marrim telefonata të alarmuara. ‘38.2 t’i jap gjë?’ Si ti japësh gjë?! Nuk ka nevojë t’i japësh antipiretik me 38.2. Pikërisht ajo temperaturë e ngritur e organizmit aktivizon të gjitha proceset imunitare të domosdoshme. Ka studime të tëra që tregojnë se shërimi natyral i një infeksioni viral apo bakterial është më i shkurtër kur nuk i japim antipiretik në ditët e para,” – u shpreh Dibra në një intervistë për “Good morning Albanians”.

Exit mobile version