Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në kuadër të dialogut të brendshëm me komunitetet jo-shumicë, sot gjatë ditës vizitoi bletarin Nikolla Antiq në fshatin Hajnoc të Komunës së Kamenicës, i cili është përfitues i Programit për Pagesa Direkte – Subvencione në vitin e kaluar, pra 2022, e njëherit edhe aplikues për PPD 2023, i cili gjithashtu përfituar grant nga Ministria e Bujqësisë për veprimtarinë e tij.
Me këtë rast, ministri Faton Peci tha se këtë vit presim rritje të numrit të aplikuesve/ përfituesve nga radhët e komuniteteve, duke qenë se Antiq është njëri nga 1800 bujqit nga radhët e komuniteteve.
“3 milionë Euro është shuma e përfituar nga komunitetet jo-shumicë, në total për sipërfaqe të mbjellura, blegtori, bletari e agro-biznese në kategorinë e subvencioneve dhe granteve”, tha ministri Peci, thuhet në një njoftim nga Ministria e Bujqësisë.
Nikolla, përveç se profesion, ai përkujdeset me pasion për bletët e tij, ku posedon rreth 100 koshere, ndërsa përveç mjaltit ai prodhon dhe nënprodukte tjera bio.