-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Peci: Tre kandidatë kanë shprehur interesim për pozitën e nënkryetarit të Komunës së Zveçanit

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka paralajmëruar se nënkryetari/ja e komunës do të caktohet në mbledhjen e ardhshme të asamblesë komunale, e cila pritet të mbahet me datat 27 ose 28 të muajit qershor.

“Deri tash i kemi tre kandidatë të interesuar për pozitën e nënkryetarit: dy të gjinisë femërore dhe një mashkullore. Të tre janë të nacionalitetin serb”- ka bërë të ditur ai.

Më 30 maj është shkarkuar nënkryetarja e Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq.

Peci ka potencuar se shkarkimi i Tomaniqit është bërë për shkak se ajo është munduar t’i detyroi zyrtarët komunalë të bëhen pjesë e partive të caktuara.

“Javën e kaluar kemi marrë vendim për shkarkimin e nënkryetares. Asambleja ka qenë për dhe aty kanë marrë pjesë 17 asamblistë. Të gjithë kanë votuar për”, ka deklaruar Peci.

Ai ka shpjeguar edhe se si ka ardhur deri te ky vendim.

“Ajo [Tomaniq] ka shkuar dhe ua ka marrë në mënyrë të dhunshme letërnjoftimet të gjithë zyrtarëve për me i shti me votu dhe për t’i regjistruar në parti të ndryshme. Ajo e ka bërë këtë vazhdimisht dhe tre zyrtarë serbë kanë dhënë dorëheqje”- ka thënë Peci.

“Nëse nuk e largon nënkryetaren, atëherë 30 zyrtarë serbë do të japim dorëheqje” – kështu kanë qenë fjalët e zyrtarëve, që Peci thotë t’i jenë thënë në një takim urgjent.

Më 29.05.2023 Peci kishte dhënë betimin për kryetar, e më punë kishte vazhduar nga fshati Lipë, aty ku ndodhet zyra komunale për komunitete.

Pas 11 muajsh, kur edhe u vlerësua se situata e sigurisë është e qetë, Peci bashkë me kabinet, 12 drejtori, u vendosën në ndërtesën e Komunës.

Ai në një intervistë për Kallxo.com shpjegoi se ndërrimi i lokacionit i ka bërë që të jenë më afër e më në kontakt me qytetarët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img