Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka paralajmëruar se ditët në vijim pritet të realizohet projekti më i madh që nga pas lufta në agro-turizëm.
Ai këtë e bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook, por që nuk dha më shumë detaje lidhur me këtë projekt të madh.
“Kemi 3.5 milionë euro të dedikuara për agro-turizëm dhe zhvillim rural ndërsa ditëve në vijim do ta finalizojmë projektin më të madh nga pas-lufta po në agro-turizëm”, ka shkruar Peci.
Më tutje Peci është shprehur se Kosova ka potencial zhvillimor ekonomik në agroturizëm si dhe prodhimtari të ushqimit bio, organik e të shëndetshëm.