Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka folur për vazhdimin e punës në objektin e komunës për të cilën është zgjedhur që ta drejtojë.
Ai për Klankosova.tv ka deklaruar se sot ka punuar nga Zyra e Komuniteteve në fshatin Lipë për shkak të tensioneve që ndodhën si pasojë e përshkallëzimit të protestave atje dje dhe sot.
Pos kësaj, Peci ka pohur se do ta vazhdojë punën në objektin e Komunës së Zveçanit kurdo që nuk ka rrezik.
“Do të shkoj në momentin që sigurohen kushtet për punë, qysh nga nesër do të shkoj nëse e shohim që i kemi kushtet për punë”, ka thënë Peci për Klankosova.tv.
Dje nga protestat në Zveçan janë lënduar 25 ushtarë të misionit të NATO-së në Kosovë, KFOR. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar edhe pesë persona.