Site icon PrishtinaPress

Peci “sulmon” Ganen pasi ajo kritikoi presidenten: S’keni pas as biçikleta, sot vozisni vetura luksoze

Faton Peci e ka sulmuar Ganimete Musliun pasi ajo kritikoi presidenten Osmani. Peci i ka thënë deputetes së PDK-së se ajo edhe partia e saj e kanë shfrytëzuar Kosovën si plaqkë lufte.

“Gane, kilogramë për kilogramë, ti dhe partia jote jeni majmur duke e shfrytëzu Kosovën si plaçkë lufte. Milionat që keni ba ju nuk peshojnë me kg, por me okë.
Keni hy në pushtet me panla e keni dalë milionerë. Keni hy të lodhtë e keni dalë të fuqishëm në mënyrë të frikshme.
Kur keni hy as biçikleta nuk keni pasë, sot voziteni me marka veturash nga trendet që shihen në TV.
Ky diskursi yt është diskurs i partisë, në fakt. Prej shprehjes “ma hangsh…”, e deri te fymjet të natyrave të tjera, janë bërë pjesë e “gjuhës parlamentare”, nga ti dhe bashkëpartiakët.
Bullizmi që ti e përdorë në raport me Presidenten e vendit është veç shpërfaqje e Ganes së vërtetë.
Ti je kjo realja konform gjuhës që e përdorë. Ti vetë ke qenë viktimë e këtij diskursi, ndaj Gane e dashur, përmbahu, sepse i fyeri të fyen” shkruan Peci në reagim.

/Prishtinapress/

Exit mobile version