0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Peci: Presidentja juaj NUK ka vendosur t’i shtyjë zgjedhjet, po e luan rolin e saj kushtetues

Ministri i Bujqësise, Faton Peci iu është kundër përgjigjur deklaratave të shumta sa i përket mundësisë për shtyerjen e zgjedhjeve komunale.

“Presidentja juaj NUK ka vendosur t’i shtyjë zgjedhjet dhe asnjëherë se ka thenë këtë. Presidentja juaj po e luan rolin e saj kushtetues kur i fton lideret politik për të diskutuar për gjendjen me pandemine dhe ndikimin e saj në procesin zgjedhur (për dallim nga ai parapraku që se konsultonte askend). Presidentja juaj, si gjithnjë, në çdo vendim të saj do tepër ketë parasysh vetëm e vetëm interesin tuaj. Në vend të histerive abnormale që shpërndajnë propagandë online për të dëshmuar besnikërinë ndaj politikës IsaMustafiane, ju e dini kujt në të vërtetë t’i besoni”, ka shkruar mes tjerash ai, transmeton IndeksOnline.

Reagimi i tij i plotë:

Kur eksponente të politikës (e ati i tyre ideologjik) na flasin për ndikim ndaj institucioneve të pavarura, mendojne që kemi harruar se si ata nuk bëzanë kur Thaçi shtyu zgjedhjet në Podujevë një ditë para se të mbaheshin, pa pyetur e konsultuar asnjë parti politike, pa pyetur për kushtetutë e ligj, pa pyetur për demokracinë. Këta eksponente oportunistë heshtnin, se s’donin të prisheshin me shefat e tyre. Se janë vec piuna të atit të tyre idologjik, I.Mustafës, e dëshmuan edhe sot.

Kur eksponentë të politikës na flasin për guxim, e si kinse askush NUK GUXON ta bëjë këtë e atë, mendojnë se neve na ka kapluar amnezia kolektive e kemi harruar se kush në të vërtetë janë ata: njerëz që me jetën e tyre politike veçse guxim nuk kanë treguar. Kur eksponentë të politikës na flasim për demokracinë, mendojnë se kemi harruar për historinë e tyre të re të përjashtimeve e të tërheqjes së njerëzve zvarrë, veç pse kërkonin njëmend demokracinë. 

Ani na flasin për demokracinë ata që ndërtuan qeverine anti-kushtetuese, pa vota qytetare, e më atë qeveri avulluan miliona pa ndalë. Menduan se do të avullohen edhe gjurmët e keqpërdorimeve të tyre, por, pa merak, të gjitha do ju dalin ne shesh. Ju vertetë mendoni se na ka kapur amnezia kolektive e nuk ju njohim se kush jeni në të vertetë.Qytetarë të dashur, mbylljuni derën propagandave të tilla, e cila udhëhiqet thjeshtë nga urrejtja e verbuar. Ju e njihni gjithsecilin, sepse e kemi sprovuar veten. E dini kush njëmend punon për demokraci. I keni parë këta abuzues pushteti se si shkelën çdo normë etike e ligjore pergjatë dy dekadave. Presidentja juaj NUK ka vendosur t’i shtyjë zgjedhjet dhe asnjëherë se ka thenë këtë. Presidentja juaj po e luan rolin e saj kushtetues kur i fton lideret politik për të diskutuar për gjendjen me pandemine dhe ndikimin e saj në procesin zgjedhur (për dallim nga ai parapraku që se konsultonte askend). Presidentja juaj, si gjithnjë, në çdo vendim të saj do tepër ketë parasysh vetëm e vetëm interesin tuaj. Në vend të histerive abnormale që shpërndajnë propagandë online për të dëshmuar besnikërinë ndaj politikës IsaMustafiane, ju e dini kujt në të vërtetë t’i besoni. Gjithnjë e keni ditur, e dini edhe tash!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img