0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Peci: Osmani votoi kundër vendimit për kompensim shtesë nga 700 të stafit të Kuvendit të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani ka votuar kundër vendimit për kompensim shtesë për stafin e Kuvendit të Kosovës, ka bërë të ditur këshilltari i saj Faton Peci.

Ai në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se vendimi është aprovuar me vendimmarrje kolektive nga Kryesia e Kuvendit.

“Kryesia e Kuvendit me 14 dhjetor ka pranuar kërkesën e Sekretarit të Kuvendit për kompensim shtesë për stafin e Kuvendit të Kosovës. Kryetarja e Kuvendit dhe u.d. presidentja ka votuar kundër këtij vendimi dhe e njëjta është aprovuar me vendimmarrje kolektive nga anëtarët e Kryesisë së Kuvendit”.

“Duke pasur parasysh vendimin e Kryesisë së Kuvendit për kompensim shtesë të stafit të Kuvendit, u.d. presidentja si udhëheqëse e të dy institucioneve, përkundër që kishte votuar kundër, për të mos pasur vendimmarrje selektive diskriminuese pas pranimit të kërkesës nga administrata e Presidencës për kompensim të stafit civil të Presidencës, ka njohur të drejtën e trajtimit të njëjtë ekuivalent me vendimin e Kryesisë së Kuvendit edhe për stafin civil të Presidencës. Ky vendim nuk vlen edhe për stafin politik”.

“Në bazë të kësaj, u.d. sekretari i Zyrës së Presidentit ka nxjerrë vendim për kompensimin e stafit civil të Presidencës, me një shumë të njëjtë për të 43 zyrtarët civilë”, tha Peci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img